“Jashtë politika, jashtë organizatat”, studentët hedhin akuza: Po mundohen të na përçajnë

Vazhdon

protesta e studentëve të fakulteteve të Tiranës, para ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave.

Por ashtu siç u përfol dhe dje, studentët janë shprehur se po mundohen të na përçajnë partitë politike dhe organizatat.

“Më shumë organizatat sesa partitë politike. Protesta jonë nuk ka lidhje me asnjë organizatë jemi të gjithë të barabartë. Askush nuk na ka organizuar.”- shprehet një studente.

Me thirrjet “Jashtë partitë poltike!” “Jashtë Organizatat!”, ato kërkojnë që protesta e tyre të mos poltizohet. Madje në një nga parrullat e studentëve shkruhet, “Arlind Qorri nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë”, për të cilin së fundmi përflitet se kërkon të udhëheqë protestën.

Ato nuk pranojnë negociata dhe as dialog me ministren e Arsimit, ndërkohë që kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre, pasi përndryshe kërcënojnë se do të futen në grevë politike.

Ndërkohë që protestës së sotme i janë bashkuar dhe studentë nga qyteti i Shkodrës.

Kujtojmë se studentët ngulmojnë në zgjidhjen e kërkesave të tyre:
1. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
2. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
3. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

4- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

5- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

6- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë;

7- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

8- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

Leave a comment