Ndryshimi i sistemit elektoral, Nisma Thurrje nis aksionin

Nisma #Thurje, një organizim qytetar, ka nisur nga dita e sotme një fushatë për ndryshimin e Kodit Elektoral.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, ata kanë njoftuar inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit” ku do të synohet mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Në njoftimin e bërë ata fajësojnë sistemin aktual, për gjëndjen në të cilën ndodhet vendi dhe se ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet ndryshimit të sistemit elektoral, si qëndra e problemit që prodhon këtë realitet.

Në ditët e fundit janë shtuar zërat publikë që kërkojnë ndryshimin e sistemit aktual, duke e fajësuar këtë të fundit si shkaktari kryesor i situatës në të cilën ndodhet vendi.

E papritur/ LSI bashkon votat me PS

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkuar votat me Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Durrësit Lduke miratuar kështu buxhetin për vitin 2019. Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota pro që plotësojnë edhe kurumin.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vote pro. Kjo votë pro vjen pas akuzave shumë të ashpra kundër kryetarit Dako nga ana e eksponenve më të lartë të LSI.

Ndërsa këshilltarët demokrat nuk kanë marë pjesë në këtë mbledhje, pasi i janë bashkuar protestës.

Një prej këshilltarëve te djathtë, Shkëlqim Fortuzi ka reaguar mbi këtë buxhet, duke e quajtur atë famëkeq.

E fundit/Atentat me tritol në Orikum

Një automjet ka shpërthyer në Orikum. Mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime nga mediat thonë se makina ishte në pronësi të shtetasit Vezir Bello. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Por kujtojmë që Vlora prej tre vitesh së paku është kthye në një qytet ku sundon krimi dhe larjet e hesapeve për pazaret e drogës, janë bërë një gjë gati e zakonshme për të gjithë.

Ministrja Nikolla dorëzon dorëheqjen, pritet firma e Kryeministrit

Pak orë më parë Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje protestuesve që të ulen dhe të dialogojnë. Sipas kryeministrit 8 pikat e kërkuara nga studentët për t’u plotësuar nga qeveria janë për të vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës universitare dhe këtë transformim mund, duhet dhe do ta bëjnë së bashku qeveri dhe student, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. Sipas Ramës adresimi i 8 pikave duhet të nisë pa humbur kohë që ulja e tarifave të studimit të mbyllet përpara pushimeve të Vitit të Ri. Rama përsëriti se është gati për dialog me studentët dhe pa asnjë kusht.

Por, pas thirrjes se dështuar për dialog, sipas burimeve të portalit AlbNews, Nikolla i ka paraqitur dorëheqjen Kryerministrit Rama.

Mësohet se kërkesa e Nikollës ka marrë edhe aprovimin e Ramës pas përmasave të mëdha që morri protesta dhe mosarritja e një rruge dialoguese me studentët duke e dytyrar Ministren ta lëshojë postin e Ministres që e mban prej 6 vitesh.

“Poshtë Edi Rama”/ Shpërthejnë protestat edhe në këto qytete, banorët bllokojnë rrugën hyrëse


Banorët e Shkodrës dhe Kavajës janë ngritur këtë pasdite në protestë, ndërsa deri më tani raportohet se janë duke protestuar për çmimin e lartë të naftës, çmimet e ushqimeve, etj, siç shprehen banorët.
Sakaq banorët e Shkodrës kanë bllokuar rrugën hyrëse për në qytet, ndërsa dëgjohen thirrje si “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë komunistat”, “Qeveri e hajnave”.

Nga ana tjetër edhe Banorët e Lezhës janë ngritur në protestë.

Kokëdhima u drejtohet studentëve nga instagrami: ’Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë’

Personazhe të njohur të ekranit janë bërë pjesë e protestës së studentëve, disa duke qenë të pranishëm, të tjerë duke shpërndarë mesazhe ku bëjnë thirrje të mos dorëzohen. Një prej tyre është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun Besa Kokëdhima e cila jep një mesazh të fortë me anë të një videoje në Instagram.

“Të dashur studentë dëshiroj t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time më të thellë për atë që ju keni bërë. Ju kam ndjekur dhe më keni emocionuar jashtëzakonisht. Më keni mbushur me krenari. Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë. Ndjej se më në fund edhe në shqiptarët e kemi një zë, edhe ne ekzistojmë. Keni dëshmuar vlera të jashtëzakonshme, vlera për të cilat vendi ynë ka nevojë sot më shumë se sa kurrë. Mos u përçani, mos u zmbrapsni, ju do e fitoni betejën në emrin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë shqiptarëve. Mos u largoni, mos u largoni nga Shqipëria, largoni ata që ju pengojnë të jetoni. Zemra ime është me ju!”, shprehet Besa Kokëdhima.

Studentë shqiptar në mbarë botën mbështesin protestën e studentëve

Të rinj shqiptarë që studiojnë në universitetet e Europës dhe të botës janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre që po protestojnë prej gati një javë në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Faqja ‘Universiteti.info’ ka publikuar një video ku përmblidhen disa prej mesazheve që vijnë nga studentët shqiptarë në Gjermani, Rusi, Luksemburg, Britani dhe Francë.

Ata u bëjnë thirrje të rinjve në Shqipëri që të bëhen pjesë e protestës dhe të mbështesin ndryshimin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të vijë zhvillimi në Shqipëri.

Në rrjetet sociale janë publikuar gjatë këtyre ditëve mesazhe të studentëve shqiptarë nga shtete të ndryshme në botë.

Kaliforni/Qeni pret një muaj në oborrin e shtëpisë së djegur

Një qen që ia doli të shpëtonte nga zjarret e mëdha që kapluan Kaliforninë muajin e kaluar, ka befasuar pronarët e tij të cilët kur u kthyen në ish-shtëpinë e tyre, e gjetën atë duke pritur aty.

Faqja K9 Paw Print Rescue në Facebook e shpërndau historinë emocionuese, duke shkruar: “Prindërit e Madison nuk mundën të kthehen tek ai kur zjarri u shpërnda. Ata shpresuan dhe u lutën që ai do të ishte mirë”.

“Kur shikuan mirë në vendin ku shtëpia e tyre qëndronte dikur… Madison ishte duke i pritur aty, sikur ishte të ishte duke e mbrojtur shtëpinë e tij”.

Pronari i Madison, Andrea Gaylord, tha për ABC10: “Çfarë besnikërie, të jesh në rrethanat më të këqija të mundshme, por prapëseprapë ta gjesh aty duke pritur. Ishte prekëse”.

“Lëvizja e studentëve mund të marrë përmasa të paimagjinueshme”

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.

I ftuar në studion e ABC News, Fevziutregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre. Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.

Fevziu deklaroi:

Studentët janë një komunitet ndaj të cilëve nuk ushtron dot dhunë. Reforma në arsim ka patur një ngërç. Kam takuar një vajzë që thoshte që familja e saj i jepte 5 mijë Lekë ushqim në ditë. Dhe ajo thoshte që nëse nuk paguan kreditet deri në 5 Dhjetor, i bie që një ditë të ushqehem, një ditë mos të ushqehem. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi.

Nuk mund ta kthesh arsimin në një artibut të familjeve të pasura. Arsimi, sipas Kushtetutës, është shteti që duhet të kujdeset deri në fund për arsimin e tij. Shteti është shumë i vonuar me zgjidhjen e këtij prroblemi. Lëvizjet studentore janë lëvizje që mund të marrin përmasa të paimagjinueshme.

Kishte dhe një kërkesë tjetër, studentët ndihen të nëpërkëmbur dhe të izoluar në këtë vend. Befas e shohin veten të papërfaqësuar. Venë në një zyrë dhe shohin injorantë militantë të partive. Ma thanë në mënyrë eksplicite vetë studentë, që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar në këtë vend. Protesta e studentëve tregoi që njerëzit reagojnë, që nuk i bind dot nëse janë të bindur që ti po i bën një padrejtësi. Protesta e studentëve i ka bërë një nder shumë të madh këtij vendi. E vetmja zgjidhje, është marrja në konsideratë sa më shpejt e kërkesave të tyre”

“Jashtë politika, jashtë organizatat”, studentët hedhin akuza: Po mundohen të na përçajnë

Vazhdon

protesta e studentëve të fakulteteve të Tiranës, para ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave.

Por ashtu siç u përfol dhe dje, studentët janë shprehur se po mundohen të na përçajnë partitë politike dhe organizatat.

“Më shumë organizatat sesa partitë politike. Protesta jonë nuk ka lidhje me asnjë organizatë jemi të gjithë të barabartë. Askush nuk na ka organizuar.”- shprehet një studente.

Me thirrjet “Jashtë partitë poltike!” “Jashtë Organizatat!”, ato kërkojnë që protesta e tyre të mos poltizohet. Madje në një nga parrullat e studentëve shkruhet, “Arlind Qorri nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë”, për të cilin së fundmi përflitet se kërkon të udhëheqë protestën.

Ato nuk pranojnë negociata dhe as dialog me ministren e Arsimit, ndërkohë që kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre, pasi përndryshe kërcënojnë se do të futen në grevë politike.

Ndërkohë që protestës së sotme i janë bashkuar dhe studentë nga qyteti i Shkodrës.

Kujtojmë se studentët ngulmojnë në zgjidhjen e kërkesave të tyre:
1. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
2. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
3. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

4- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

5- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

6- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë;

7- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

8- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;